Maqedoni

Këshilli Gjyqësor para vendimit, 110 kërkesa për shkarkimin e gjykatësve

13.02.2018 14:40

110 kërkesa për shkarkim të gjykatësve janë tashmë para anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, të cilët duhet të vendosin për to në seancat e ardhshme....

Seanca e parë është caktuar për të enjten. Më shumë parashtresa për shkarkim ka dorëzuar Këshilli për Verifikimin e Fakteve, por ka edhe parashtrues të tjerë. Ka tre parashtresa nga Prokuroria Speciale Publike dhe disa të tjera nga avokatë dhe palë të tjera që kanë të bëjnë me gjykatësen, Monika Bahçovanovska.

Para Këshillit Gjyqësor janë edhe iniciativat për shkarkimin e pesë gjykatësve të Gjykatës së Lartë, në krye të të cilës është kërkesa për shkarkimin e kreut të kësaj gjykate, Jovan Vangellovski, si dhe të gjykatësve, Faik Asllani, Rahilka Stojkovska, Xhemali Saiti dhe Risto Katavenovski.