Maqedoni

Tillerson: Të vazhdojë koalicioni kundër ISIS-it

13.02.2018 15:40

Koalicioni ndërkombëtar kundër grupit xhihadist të “Shtetit Islamik” nuk duhet ta ulë presionin pavarësisht suksesit ushtarak...

Koalicioni ndërkombëtar kundër grupit xhihadist të “Shtetit Islamik” nuk duhet ta ulë presionin pavarësisht suksesit ushtarak në Irak dhe në Siri, deklaroi sot shefi i Diplomacisë amerikane gjatë një takimi në Kuvajt.
 
“Kur ne kemi filluar operacionin në vitin 2014, “Shteti Islamik” po shtrihej”,- kujtoi Tillerson. “Sot, “Shteti Islamik” po humbet”,- shtoi ai në një fjalim të hapjes së takimit ministror të 74 vendeve të koalicionit të drejtuar nga ShBA-ja.
 
Takimi në Kuvajt, ku po zhvillohet një konferencë ndërkombëtare për rindërtimin e Irakut, do të mundësojë kalimin në një etapë të re. Rreth 98 për qind të territorit, dikur të kontrolluar nga ISIS në Irak dhe në Siri, është çliruar.
 
“Fundi i operacioneve ushtarake nuk nënkupton se ne kemi garantuar dështimin afatgjatë të “Shtetit Islamik””,- paralajmëroi sekretari amerikan i Shtetit duke shtuar se “Shteti Islamik” përbën një kërcënim serioz. “Nëse koalicioni ul presionin dhe nuk siguron stabilizimin e zonave të çliruara, ne rrezikojmë të përballemi me rikthimin e grupeve ekstremiste”,- theksoi Tillerson duke i kërkuar çdo vendi anëtar të vazhdojë angazhimin në mbështetje të dështimit të plotë të ISIS-it.