Botë

SPB Manastir, akuzë ndaj drejtuesve të REK Bitolla dhe ShA ELEM

13.02.2018 15:56

Sekretariati i Punëve të Brendshme në qytetin e Manastirit ka paraqitur akuza ndaj disa drejtuesve të mëparshëm dhe aktualë në REK Bitolla dhe ShA ELEM...

Sekretariati i Punëve të Brendshme në qytetin e Manastirit ka paraqitur akuza ndaj disa drejtuesve të mëparshëm dhe aktualë në REK Bitolla dhe ShA ELEM, pasi ekziston dyshimi për kryerjen e veprës penale “ndotje e mjedisit dhe natyrës”.
 
Nga Ministria e Brendshme thonë se bëhet fjalë për pesë kallëzime penale ndaj personave fizikë, të cilët duke mos iu përmbajtur rregullave për mbrojtjen e mjedisit, nuk i kanë rindërtuar filtrat ekzistues ose të vendosin të reja për hirin dhe kanë lejuar personin juridik të lëshojë grimcat e dëmshme në sasi më të larta se 50 miligram metër kubik.
 
Gjithashtu personat e denoncuar fizikë kanë lejuar të kryhet zhvendosja e hirit nga deponia, ku shpesh është krijuar një vorbull nga hiri dhe dheu. Kështu kanë shkaktuar rritjen e treguesve statistikorë të ndotjes së ajrit në qytetin e Manastirit, që paraqet rrezik për shëndetin e njeriut, njoftoi Ministria e Brendshme.