Rasti “Tarifa”, gjykimi vazhdoi me dëgjimin e dëshmitarëve

13.02.2018 16:00

Gjykimi për lëndën “Tarifa”, ku të akuzuar janë ish-drejtori i përgjithshëm i Kompanisë shtetërore “Elektranat e Maqedonisë”, Dejan Boshkovski....

Gjykimi për lëndën “Tarifa”, ku të akuzuar janë ish-drejtori i përgjithshëm i Kompanisë shtetërore “Elektranat e Maqedonisë”, Dejan Boshkovski, dhe dy persona të tjerë, ka vazhduar me dëgjimin e dëshmitarëve.

Gjykatësja, Sofçe Gavrilova Efremova, ndërpreu gjykimin  për shkak se dëshmitari i dytë, Vllatko Çakarovski, nuk ishte mirë me shëndet. Gjykimi do të vazhdojë më 1 mars. Paraprakisht në pyetje u mor dëshmitari, Zharko Milenkovski. Firma e Milenkos ka marrë pjesë si partner në konzorciumin për furnizim të softuerit në sistemin ERP për nevojat e Kompanisë shtetërore “Elektranat e Maqedonisë”. Dëshmitari tha se firma e tij duhej të merrte pjesë në implementimin e modulit për menaxhment të dokumentacionit të sistemit.

Prokurorët e PPS-së thanë se do të dëshmojnë se tre të akuzuarit e kanë keqpërdorur pozitën dhe autorizimin zyrtar, ndërkaq ata u deklaruan se nuk janë fajtorë.

Dejan Boshkovski dhe dy të akuzuarit e tjerë ngarkohen për furnizim të paligjshëm të sistemit të softuerit për nevojat e Kompanisë shtetërore “Elektranat e Maqedonisë” në vlerë prej katër milionë euro. Sipas aktakuzës, te ata me moskryerjen e obligimit zyrtar kanë mundësuar që personi juridik – konzorcium, i cili më pas e ka marrë tenderin të kualifikohet në fazën e dytë të negociimit gjatë furnizimit publik, edhe pse nuk ka dorëzuar dokumentacion të kompletuar. (Naim Ramadani, TVM2)