Botë

Vdes Princi Henrik i Danimarkës

14.02.2018 20:53

Princi Henrik, bashkëshorti francez i mbretëreshës Margrethe, monarku danez, ka vdekur në moshën 83-vjeçare, Pallati i Danimarkës tha...

Një deklaratë në faqen e internetit të shtëpisë mbretërore tha se princi vdiq në gjumë mbrëmjen e vonë të së martës, me mbretëreshën pranë.
 
Henrik, i cili publikisht shprehu zhgënjimin e tij që nuk kishte statusin social të gruas ose djalit të tyre, u bë princ kur Margrethe mori fronin  në vitin 1972.
 
Pallati tha javën e kaluar se shëndeti i tij ishte përkeqësuar seriozisht dhe se zyrtari olimpik Princi i Kurorës Frederik po nxitonte të kthehej nga Lojërat Dimërore në Korenë e Jugut.
 
Sipas The Independent ai ishte transferuar më parë të martën nga një spital i Kopenhagenit në rezidencën e familjes në veri të kryeqytetit, ku dëshironte të kalonte momentet e tij të fundit, tha pallati mbretëror./tvklan.al