Ekonomi

Nis mbështetja për rritjen e konkurrencës së kompanive nga industria përpunuese

06.03.2018 13:55

Subjektet e biznesit nga industria përpunuese do të kenë në dispozicion Një buxhet prej 2.500.000 denarë...

Subjektet e biznesit nga industria përpunuese do të kenë në dispozicion Një buxhet prej 2.500.000 denarë  për të rritur konkurrueshmërinë e tyre brenda Programit të Konkurrencës, Inovacionit dhe Ndërmarrësisë për vitin 2018 të Ministrisë së Ekonomisë.
Sot është shpallur thirrja publike për rimbursimin e një pjese të shpenzimeve të subjekteve afariste për zhvillimin e bizneseve , zhvillimin e produktit dhe zhvillimin e tregut,në vlerë prej 75% të harxhimeve të dëshmuara të aplikantit, por jo më shumë se 180.000 denarë individualisht për çdo aplikant . Aktivitetet që do të bështeten janë:
 
Përgatitja e dokumentacionit teknik për produkt të ri, dmth. Përmirësimi i produktit ekzistues dhe / ose përgatitja e dizajnit industrial / riprodhimi i produktit;
 
Projektimi i zgjedhjes ideore dhe / ose printimi i: paketimit të ri, etiketimit, logos së produktit dhe materialeve të shtypura/botuarapromovuese;
 
Hartimi i studimeve për hulumtimin e tregut dhe / ose strategjisë së marketingut dhe / ose aktiviteteve të zhvillimit të markës/brendit;
Hartimi i projekteve për efikasitet energjetik dhe / ose aplikimi i standardit për menaxhim energjetik  ISO 50001;
 
Blerja e softuerëve të veçantë dhe me rëndësi për promovimin e aktiviteteve të biznesit të ndërmarrjes;
 
Bashkëfinancimi i një pjese të shpenzimeve për sigurimin e certifikates për konformitet të produktit;
 
Përgatitja e dokumentacionit proektues -teknik ose studime fizibiliteti për: projektet e planifikuara investuese , përgatitjen e kompanisë për rritjen e efikasitetit energjetik, ngritjen e një sistemi të brendshëm për menaxhimin e mbeturinave dhe sistemin e mbrojtjes së ambientit.
 
Të drejtë për të marrë pjesë në thirrjen publike kanë subjektet afariste që merren me aktivitete të prodhimit në kuadër të sektorit të Industrisë përpunuese në pajtim me Klasifikimin nacional të veprimtarive rev 2 ( "Gazeta Zyrtare" e Republika e Maqedonisaë br.147 / 2008 dhe 4/2013) me kodin kryesor të të ardhurave në sektorin e Industrisë së Prodhimit, pavarësisht nga madhësia e subjektit të biznesit. Një aplikant mund të paraqesë kërkesë për një veprimtari , por shfrytëzues i Nis mbështetja për rritjen e konkurrencës së kompanive nga industria përpunuese
Shkup, 6 mars 2018
 
Një buxhet prej 2.500.000 denarësh do të kenë në dispozicion subjektet e biznesit nga industria përpunuese për të rritur konkurrueshmërinë e tyre brenda Programit të Konkurrencës, Inovacionit dhe Ndërmarrësisë për vitin 2018 të Ministrisë së Ekonomisë.
 
Sot është shpallur thirrja publike për rimbursimin e një pjese të shpenzimeve të subjekteve afariste për zhvillimin e bizneseve , zhvillimin e produktit dhe zhvillimin e tregut,në vlerë prej 75% të harxhimeve të dëshmuara të aplikantit, por jo më shumë se 180.000 denarë individualisht për çdo aplikant . Aktivitetet që do të bështeten janë:
 
Përgatitja e dokumentacionit teknik për produkt të ri, dmth. Përmirësimi i produktit ekzistues dhe / ose përgatitja e dizajnit industrial / riprodhimi i produktit;
 
Projektimi i zgjedhjes ideore dhe / ose printimi i: paketimit të ri, etiketimit, logos së produktit dhe materialeve të shtypura/botuarapromovuese;
Hartimi i studimeve për hulumtimin e tregut dhe / ose strategjisë së marketingut dhe / ose aktiviteteve të zhvillimit të markës/brendit;
 
Hartimi i projekteve për efikasitet energjetik dhe / ose aplikimi i standardit për menaxhim energjetik  ISO 50001;
 
Blerja e softuerëve të veçantë dhe me rëndësi për promovimin e aktiviteteve të biznesit të ndërmarrjes;
 
Bashkëfinancimi i një pjese të shpenzimeve për sigurimin e certifikates për konformitet të produktit;
 
Përgatitja e dokumentacionit proektues -teknik ose studime fizibiliteti për: projektet e planifikuara investuese , përgatitjen e kompanisë për rritjen e efikasitetit energjetik, ngritjen e një sistemi të brendshëm për menaxhimin e mbeturinave dhe sistemin e mbrojtjes së ambientit.
 
Të drejtë për të marrë pjesë në thirrjen publike kanë subjektet afariste që merren me aktivitete të prodhimit në kuadër të sektorit të Industrisë përpunuese në pajtim me Klasifikimin nacional të veprimtarive rev 2 ( "Gazeta Zyrtare" e Republika e Maqedonisaë br.147 / 2008 dhe 4/2013) me kodin kryesor të të ardhurave në sektorin e Industrisë së Prodhimit, pavarësisht nga madhësia e subjektit të biznesit. Një aplikant mund të paraqesë kërkesë për një veprimtari , por shfrytëzues i subvencionit nuk mund të jetë subjekt biznesi që ka marrë ndihmë shtetërore për të njëjtin aktivitet në 2 vitet e mëparshme.
 
Kërkesat e miratuara do tu paguhen aplikantëve në varësi të mjeteve në dispozicion nga buxheti, në bazë të regjistrimit të tyre në arkivat e Ministrisë së Ekonomisë ( "i pari vjen i pari shërbehesh"), deri në shterimin e mjeteve të parapara nga buxheti për vitin 2018. Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 31 gushti i 2018. Për aplikimet me dokumentacion jo të plotë, data e aplikimit do të llogaritet data e kompletimit të plotë të aplikimit për subvencionim. Dokumentet e nevojshme të aplikimit mund të merren nga arkiva ose nga faqja e internetit të Ministrisë së Ekonomisë www.economy.gov.mk, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Ekonomisë.