“Mary Poppins” kthehet në kinema

09.03.2018 12:05

Filmi i ri Disney “Mary Poppins” me protagoniste Emily Blunt, dadoja më e dashur për fëmijët do të rikthehet këto Krishtlindje në ekranin e madh të kinemasë...

Filmi i cili vjen nën regjinë e Rob Marshall, është vendosur në Londër gjatë Depresionit të Madh të viteve 1930, njëzet e katër vite pas ngjarjeve të filmit origjinal.
 
Michael Banks po punon në të njëjtën bankë, ku babai i saj punonte dhe ende jeton në të njëjtën shtëpi, me tre fëmijët e tij, Annabel, Georgie dhe Gjoni dhe sigurisht që me ta është edhe Ellen.
 
Duke vazhduar traditën e përuruar nga nëna e tyre, Jane Banks lufton për të drejtat e punëtorëve dhe ndihmon familjen e Michael.
 
Kur familja pësoi një humbje personale, Mary Poppins magjike kthehet në jetën e tyre dhe me ndihmën e Jack, i ndihmon ata të rizbulojnë gëzimin e jetës.
 
Krah aktores protagoniste, Emily Blunt, është Colin Firth aktori i cili fitoi çmimin Oscar si dhe aktorja Meryl Streep.