Automjetet fluturuese gati të pushtojnë rrugët që vitin tjetër

13.03.2018 14:18

Një ëndërr që është ilustruar shpesh herë në kiema, nga Mary Poppins deri tek James Bond...

Një ëndërr që është ilustruar shpesh herë në kiema, nga Mary Poppins deri tek James Bond, makina e parë fluturuese private pritet të ngrihet vitin e ardhshëm. Në sallonin botëror të automjeteve në Gjenevë, një kompani holandeze ka prezantuar modelin e saj që do të tregtohet për publikun e gjerë.
 
Automjetet në gjendje që të lëvizin në mes të trafikut rrugor dhe që të qarkullojnë në rrugë ajrore nuk kanë pushuar se frymëzuari inxhinierët.
 
Modeli “Liberty” i holandezes “Pal-V”, hibridi i parë që fluturon dhe ecën në rrugë, do t’i jepet blerësit të saj vitin e ardhshëm. Kjo tregoi që është një ide serioze sa që u krijua një aleancë mes “Airbus”, “Audi” dhe “Italdesign” që ka prezantuar një model flutures koncept në Gjenevë, “PopUp Next”.
 
“Tek ‘Pal-V’, ideja lindi nga një ‘frustrim’. Kur je në avion nisesh në një vend që nuk doshiron dhe mbërrini në një vend që nuk është destinacioni juaj”, thotë Robert Dingemanse, drejtori i kësaj kompanie.
 
“Pal-V është produkti perfekt për lëvizshmërinë mes qyteteve. Jashtë qyteteve duke fluturuar, brenda duke lëvizur në rrugë”, garanton ai.
 
Mjeti ka tre rrota, i pajisur me një motor të lëvzshëm, me benzinë, që i mundëson të fluturojë si një helikopter si dhe ka një autonomi fluturimi prej rreth 500 kilometra ose 1 900 kilometra në rrugë, ndrsa shpejtësia maksimale arrin 160 kilometra në orë.
 
Por ai është viktimë e suksesit të tij. Pasi porosit një model të tillë duhet të presësh dy vite që të të dorëzohen çelësat.
 
Ndërsa projekti mes “Airbus”, “Audi” dhe “Italdesign” synon nga ana e tij të fillojë tregtimin në vitin 2025./ATA