Film mbi jetën e Silvio Berlusconit

13.03.2018 14:20

Jeta private e karriera politike e mbushur me skandale seksuale e ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi, vjen në një film....

Prodhimi italo-francez, me regji të Paolo Sorrentinos, titullohet “Loro”. Në pamjet e para të publikuar së fundi shfaqet një kërcimtare gjysmë e zhveshur përpara Kavalierit.
 
Filmi është një pasqyrim i plotë i periudhës kur ylli Silvio Berlusconit reshti së shkëlqyeri në momentin e tij më të mirë, i tronditur nga skandali seksual “Bunga Bunga”, me asokohe 17-vjeçaren marokene e njohur me emrin “Ruby”. Disa vajza dëshmuan në procesin gjyqësor se paguheshin nga Berlusconi për t’i bërë shoqëri në vilën e tij private në Arcore.
 
1 vit më parë, kur Sorrentino përgatiste skenat e para të filmit, mendohej se ishte përshkrimi i një kapitulli të mbyllur, por tashmë që Silvio Berlusconi është rikthyer protagonist në skenën politike, “Loro” është më aktual se kurrë.