Maqedoni

Butel, stacion mobil për monitorimin e cilësisë së ajrit

13.03.2018 17:50

Në komunën e Butelit u lëshua në përdorim stacioni mobil për monitorimin e cilësisë së ajrit...

Në komunën e Butelit u lëshua në përdorim stacioni mobil për monitorimin e cilësisë së ajrit, që është pjesë e rrjetit për monitorimin automatik të cilësisë së ajrit.
 
Monitorimi automatik i cilësisë së ajrit do të ndihmojë në krijimin e bazës së të dhënave përmes të cilave do të mundësohet të bëhen analiza dhe të parashikohen trendet që janë në funksion të shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve.   
                                  
“Që të jemi në gjendje ta ruajmë cilësinë e mirë të ajrit dhe të parashikojmë se si t’i zbatojmë masat përmirësuese aty ku cilësia është nën vlerat kufitare të përcaktuara, nevojitet që të kemi një pasqyrë të plotë dhe të saktë të gjendjes”,- deklaroi ministri i Mjedisit Jetësor, Sadulla Duraku.
 
Problemi me ndotjen e ajrit mbetet ndër problemet më të mëdha, ndërsa ky stacion matës paraqet një përpjekje në procesin e përmirësimit të kualitetit të ajrit, theksoi euroambasadori, Samoel Zhbogar.
 
“Ndotja është armik ndaj të cilit është vështirë të luftoni. Nga ana tjetër shumica e qytetarëve nuk janë të vetëdijshëm se ndotja është e pranishme. Hap i parë në luftën kundër ndotjes është rritja e vetëdijes dhe pikërisht për këtë vendoset ky stacion mobil matës me të cilin qytetarët për çdo ditë në çdo orë do të dinë se sa arrin niveli i ndotjes në komunën e tyre”,- u shpreh ambasadori i BE-së, Samoel Zhbogar.
 
Stacioni mobil i monitorimit për cilësinë e ajrit në Butel është pjesë e projektit për përmirësimin e ambientit jetësor të BE-së në vlerë prej 5 milion eurosh, bëri të ditur euroambasadori Zhbogar.
 
Derisa kryetari i Shkupit, Shilegov, tha se “jemi të vetëdijshëm se me vendosjen e stacionit matës nuk zgjidhet problemi i ndotjes, por do të mundësojë ndjekje të cilësisë së ajrit në këtë pjesë të qytetit. 
 
“Si pushtet lokal dhe si kryetar i qytetit nuk frikësohemi nga realiteti, sepse jemi të vetëdijshëm dhe të gatshëm të luftojmë me ndotjen dhe të kujdesemi për shëndetin e qytetarëve”,- theksoi kryetari i Shkupit, Petre Shilegov.   
                                           
Kryterai i komunës së butelit Velimir Smilevski paralajmëroi se në të ardhmen në veb faqen e komunës do të azhurohen të gjitha të dhënat që do të regjistrohen nga stacioni mates rreth cilësisë së ajrit. 
 
GYLTENE SINANI