Vazhdojnë kërkimet për viktimat dhe kutinë e zezë të aeroplanit të "Air Azia"
05.01.2015 10:26
Kanë rinisur kërkimet për kutinë e zezë të aeropolanit të pasagjerëve AirAsia, i cili është rrëzuar më 28 dhjetor, pasi kushtet e motit mbi Detin Java janë përmirësuar...

Aeroplani me 162 njerëz në bord ka qenë duke fluturuar nga Indonezia në Singapor kur është zhdukur nga radarët.
Ekipet e kërkimit kanë gjetur deri më tani 34 trupa, por mbetjet e shumë viktimave besohet të jenë ende në aeroplan.
Dhjetëra anije dhe avionë janë të përfshirë në operacionin e kërkimeve.
Fluturimi QZ8501 dyshohet se është rrëzuar për shkak të motit të keq.
