SHBA, republikanët marrin shumicën në kongres
07.01.2015 10:17
Për herë të parë në tetë vitet e fundit republikanët e kanë marrë shumicën sikurse në Dhomën e Përfaqësuesve ashtu edhe në Senat...

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, më 6 janar ka udhëtuar drejt Senatit, ku e ka dhënë betimin së bashku me anëtarët e tjerë të cilët janë zgjedhur pasi kanë shënuar fitore dërrmuese në zgjedhjet e mesit të mandatit në muajin nëntor.
Kryetari i Dhomës, John Boehner, u zgjodh me shumicë votash edhe për një mandat tjetër. Republikanët tani kanë 246 vende në Dhomën e Përfaqësuesve prej 435 anëtarësh. Republikanët po ashtu kanë 55 vende në Senatin prej 100 anëtarësh.
