Botë
Shpërthim në Pakistan, 65 të vdekur në Karaçi
12.01.2015 12:33
Të paktën 65 njerëz kanë vdekur, pasi një autobus pasagjerësh është përplasur me një cisternë të naftës, pranë qytetit Karaçi në Pakistan...

Zyrtari i policisë, Rao Muhamad Anvar, ka thënë se autobusi ka qenë i mbingarkuar me njerëz në kohën e aksidentit.
Të dyja automjetet kanë shpërthyer në flakë pas përplasjes, me ç’rast shumë trupa janë djegur nga temperaturat e larta që ka shkaktuar djegia e naftës.
