Kovaçevski: Vërejtjet e RMV-së janë përfshirë në propozimin e ri

30.06.2022 22:05

Pas ndërhyrjes në Bruksel dhe reagimit ndaj draft dokumenteve....

Pas ndërhyrjes në Bruksel dhe reagimit ndaj draft dokumenteve, propozimi francez ka mbërritur zyrtarisht në Qeverinë e Maqedonisë, përkatësisht në Ministrinë e Punëve të Jashtme, bëri të ditur Kryeministri Dimitar Kovaçevski. Kryemsinitri tha se vërejtjet e vendit janë përfshirë në propozimin e ri francez dhe se çështjet historike, nuk janë më pjesë e propozimit. Detajet e propozimit do të prezentoj nesër minsitri I punëve të jashtme Bujar Osmani, tha Kovaçevski. 

“Qëndrimet zyrtare do të publikohen pasi që propozimi ti kaloj të gjitha filtrate e institucioneve të prekura. Do të vijojë një proces i gjerë konsultimi me koalicionin qeverisës dhe më pas me Presidentin me parlamentin dhe opozitën, si dhe me sektorin civil, ekspertët dhe publikun e gjerë në vend.”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski. 
 
Kovaçevski: Propozimi duhet të miratohet në kuvend 
 
Ai njëherit bëri të ditur se propozimi duhet të miratohet edhe në kuvend. 
 
“Ky propozim do ti dërgohet kuvendit maqedonas dhe në përputhje me procedurat e kuvendit të Maqedonisë së Veriut do të realizohet procedura ashtu si duhet sepse qeveria nuk mund të përzihet në punën e kuvendit.”, tha Kovaçevski.  
 
Kovaçevski: Pres konsenzus për ndryshimet kushtetuese
 
Sa i përket ndryshimeve kushtetuese për përfshirjen e etnitetit bullgar në kushtetutë, Kovaçevski pret konsenzus nga të gjitha partit politike në vend. 
 
“Vlerësoj se duhet të jetë me konsenzus të gjërë sepse në këtë mënyrë haprojmë drejtë hapjes së konferencës së parë ndërqeveritare të Maqedonisë së Veriut me BE-në.”, u shpreh Kovaçevski.
 
Detajet rreth konferencës së parë ndërqeveritare do ti prezentojë zëvendës kryemisnitri për eurointegrime Bojan Mariçiq. Kryemsinitri tha se Qeveria ka plan dhe strategji që padyshim jep rezultate, prandaj apeloj deri te të gjithë aktorët politikë dhe mediat që të përmbahen nga spekulimet dhe të mbështeten në informacionet zyrtare të institucioneve. Ai premtoi një proces transparent dhe në përputhje me interesat strategjike të vendit dhe qytetarëve.
 
SANIJE DURAKU