Presidenca franceze me BE-në në orët e fundit, pretendohet arritje e marrëveshjes Shkup - Sofje

30.06.2022 18:20

Në orët e fundit të presidencës franceze me BE-në, Shkupi dhe Sofja shpërblehen nga Parisi...

Në orët e fundit të presidencës franceze me BE-në, Shkupi dhe Sofja shpërblehen nga Parisi me propozimin për tejkalimin e dallimeve dypalëshe, për të cilin presidenti Makron thotë se përmbajtja e tij posedon kompromsin i cili mbron interesat e të dy vendeve.
 
Makron: Kemi kompromis që favorizon të dy palët
 
“Mund të them se është gjetur kompromis , kompromis i cili ruan ndjeshmërinë  e të dy palëve dhe besoj se është i pranueshëm për të gjithë. Në ditët në vazhdim edhe të dyja palët do ta konfirmojnë këtë”, u shpreh presidenti i Francës, Emmanuel Macron.
 
Ndërkohë nga qeveria bëjnë me dije se kanë pranuar propozimin nga Franca për zgjidhjen e kontestit me fqiun lindor.  
 
Pendarovski: Propozimi ka pësuar ndryshime
 
Edhe shefi i shtetit Pendarovski është informuar për draft verzionin e ri të propozimit francez në samitin e Madridit. Konfirmon se Makron e ka siguruar për ndyshimet e propozimit.
 
“Presidenti francez thotë se ata kanë bërë disa modifikime, ndryshime të propozimit, dhe do të thotë se:  nga të dyja palët ditët në vijim presim të tregojnë çka mendojnë për këtë propozim”, theksoi presidenti i shtetit Stevo Pendarovski.
 
Propozimi francez për Shkupin dhe Sofjen përshëndetet edhe nga Bashkimi Evropian. Kryetari i Këshillit Evropian Charles Michel thotë se propozimi i përfshin shqetësimet e palës maqedonase, ndërsa thekson se tani është koha që ky propozim të pranohet.
 
“E mirëpres zgjidhjen e presidencës franceze (Europe2022FR) për një marrëveshje që do të hapte rrugën për hapjen e negociatave aderuese të BE-së me Maqedoninë e Veriut. Zgjidhja adreson shqetësimet e shprehura. Jemi më afër se kurdoherë: tani është koha për të thënë po"- shkruan në twitter, Mishel.
 
Për dokomentin  e fundit francez për kontestin me fqiun lindor, nga ekzekutivi  pohojnë se propozimi paraqet bazë për hapjen e një procesi të gjerë konsultativ, së pari në qeveri, me partnerët e koalicionin, presidentin, kuvendin dhe me  opozitën.
 
Premtojnë se vendimin për ardhmërinë e shtetit  do ta marrin duke ruajtur interesat strategjik të vendit dhe të qytetarëve.
 
NERMIN MULAKU FEJZULLAHU