Mickoski: Propozimi i papranueshëm për VMRO-DPMNE-në, qeveria ta publikojë e qytetarët ta vlerësojnë

30.06.2022 22:00

Për VMRO-DPMNE-në propozimi i publikuar fillimisht është refuzuar dhe i pavlefshëm....

Për VMRO-DPMNE-në propozimi i publikuar fillimisht është refuzuar dhe i pavlefshëm. Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski kërkoi që propozimi i ri francez të publikohet menjëherë në ueb faqen e Qeverisë, veçanërisht nëse është aq i mirë sa thonë.  
 
"E pyes menjëherë pa u fshehur nëse është kaq mirë që ky propozim të publikohet menjëherë në faqen e saj. VMRO DPMNE nuk do të pranojë zgjidhje të dëmshme për popullin dhe Maqedoninë. Gjithçka që ka ndodhur në periudhën e kaluar nga Qeveria, e cila ka gënjyer popullin se nuk është njohur me propozimin, është për të tentuar të krijojë përshtypjen e një triumfi të madh. Nuk e kemi parë dhe as lexuar këtë propozim të modifikuar për të cilin po flitet. Por mund të themi në bazë të informacionit që kemi ai nuk është gjë tjetër veçse dy fjalë të ndryshme nga fjalia e parë."
 
Mickoski tha se ka gjëra të dyshimta se propozimi nuk është i mirë dhe se është një nokaut diplomatik.
 
"Nëse më parë kishim nokaut për diplomacinë maqedonase, tani kemi nokaut me efekt të zgjatur.Nëse më parë kishim nokaut për diplomacinë maqedonase, tani kemi nokaut me efekt të zgjatur.Ky propozim u pranua menjëherë nga Petkov dhe Radev. Nuk ka qeveri dhe parlament në vend, kryeministri aktual dhe presidenti aktual, po ky propozim i modifikuar është një zgjidhje e shkëlqyer dhe e pranuan menjëherë. Pyes nga Edi Rama se ky propozim është i pranueshëm për Maqedoninë dhe populli maqedonas dhe populli maqedonas dhe VMRO-DPMNE nuk e dinë? Nga vjen informacioni dhe nuk e kemi ne dhe qytetarët? Arsyeja e tretë pse mendoj se është nokaut, është se LSDM-ja dhe BDI-ja e kanë traditë tradhtinë, prandaj e fshehin propozimin në vend që ta informojnë opinionin".
 
MIckovski tha se do të thërresë qytetarët në bunt nëse ky propozim kalon e madje e cilësoi këtë moment historik, si Ilindenin e radhës ku vendoset fati i Maqedonisë. Sipas tij, ajo që po i imponohet vendit është ose hyrje në BE të asimiluar, ose të mbeten jashtë BE-së. Arsyetimi i kryeministit se nesër do të jepen hollësi nga zv kryeministri dhe ministri i jashtëm rreth propozimit të fundit, për të ëhstë i prapranueshëm madje tha se ardhmëria e vendit nuk mund të lihet në duart e Mariqiqit dhe Osmanit.