Botë

Ekzekutim i parë në SHBA në vitin 2015

14.01.2015 09:56

Një veteran i luftës së Vietnamit, i dënuar me vdekje për shkak të vrasjes së një polici, mbrëmë është ekzekutuar në shtetin federal amerikan Xhorxhia...

Kjo është vrasja e parë në vitin 2015 në SHBA.
 
Endru Hauard Branan (66), i cili 15 vite ishte në burg, mbrëmë u ekzekutua me injeksion në burgun Xhekson.
 
Branan më 28 janar të vitit 2000 është shpallur fajtor për vrasjen e policit 22 vjeçar. Ai më 12 janar të vitit 1998 me disa plumba e ka vrarë policin Kajl Dinkhelar.
 
Branan ka vuajur nga një sëmundje serioze psikike - sindrom posttraumatik pas pjesëmarrjes në luftën e Vietnamit.
 
Në vitin 2014 në SHBA janë kryer 35 ekzekutime, më së paku në 20 vitet e fundit./mia