Botë
Në lumin Gang në Indi janë gjetur trupat e 102 njerëzve
14.01.2015 12:01
Në degën e lumit Gang, në veri të Indisë, janë gjetur trupat e 102 personave, mes të cilëve ka edhe shumë fëmijë...

Në degën e lumit Gang, në veri të Indisë, janë gjetur trupat e 102 personave, mes të cilëve ka edhe shumë fëmijë, për çka autoritetet indiane janë duke kryer hetime se si janë gjetur në lum.
Siç transmetojnë mediat amerikane, autoritetet nuk dyshojnë në krim, por për zakonet në Indi që vajzat e pamartuara të mos kremohen, por të varrosen në ujë, si dhe për atë se shumë njerëz të varfër nuk mund të sigurojnë kremim, që në të vërtetë është mënyrë e zakonshme për bërjen e ritualeve të varrimit në këtë vend.
Fshatarët mbrëmë, i kanë vërejtur trupat përgjatë bregut të lumit, ndërsa në afërsi të tyre ka pasur shumë qenë.
Miliona hindusë në Indi e praktikojë kremimin në vend të hapur, pas çka hiri i të vdekurve hudhet në ujërat e bekuar, por shumë të ndotur./mia
