Botë
Parandalohet sulmi në Kongresin e SHBA-së
15.01.2015 14:42
Autoritetet amerikane kanë arrestuar një person në Ohajo, nën dyshimet se ka bërë komplot për të sulmuar Kongresin e Shteteve të Bashkuara...

Sipas dokumenteve të gjykatës, Christopher Cornell, 20 vjeç, ka planifikuar të hedhë bomba pranë ndërtesës dhe të qëllojë punonjësit.
Ai ka rënë në vëmendjen e FBI-së pasi në rrjetet sociale ka shprehur mbështetje për grupet ekstremiste. Cornell ka postuar në “Twitter” video dhe deklarata në mbështetje të “Shtetit Islamik”.
Ai ka qenë duke u hetuar qysh në muajin gusht dhe FBI ka thënë se publiku nuk ka qenë në rrezik gjatë procesit të hetimeve.
