Botë

Publikohen imazhe për shkatërrimet nga “Boko Harami”

15.01.2015 14:44

“Amnesty International” ka publikuar imazhe satelitore që sigurojnë “prova të padiskutueshme dhe tronditëse” të shkallës së sulmeve të militantëve të “Boko Haramit”...

“Amnesty International” ka publikuar imazhe satelitore që sigurojnë “prova të padiskutueshme dhe tronditëse” të shkallës së sulmeve të militantëve të “Boko Haramit” në dy qytete të Nigerisë javën e kaluar.

Organizata për të Drejta të Njeriut me seli në Londër, ka thënë se imazhet tregojnë se sulmet në Baga dhe Doron Baga kanë lënë mbi 3,700 struktura “të dëmtuara ose të shkatërruara plotësisht”.

“Amnesty International” citon dëshmitarë, zyrtarë dhe aktivistë të cilët thonë se militantët islamist kanë qëlluar qindra civilë në ofensivën e tyre.

Hulumtuesi i “Amnesty International” në Nigeri, Daniel Eyre, ka thënë se imazhet tregojnë “shkatërrimin në përmasa katastrofike të dy qyteteve, njëri nga të cilët është fshirë pothuajse tërësisht nga harta”.