Botë
Përkujtohet 21 janari në Tiranë
21.01.2015 18:10
Si sot, 4 vjet më parë, një protestë e dhunshme kundër Qeverisë Berisha para kryeministrisë përfundoi me vrasjen e 4 personave nga Garda e Republikës...

Sot nuk ka asnjë të dënuar për këtë vrasje, ndonëse dhimbja e familjarëve të viktimave është ende po aq e pranishme sa edhe atë ditë.
I vetmi aktivitet i zhvilluar në Tiranë ka të bëjë me homazhet e organizuara nga kryeministri, Edi Rama, pikërisht në vendin ku u vranë 4 personat.
Kryeministri, Edi Rama, nuk ka preferuar të flasë, por zemra e familjarëve të viktimave nuk mund të heshtë.
Ata tregojnë dhimbjen e tyre, e cila shtohet më shumë për faktin se ende nuk është vënë drejtësi, megjithatë ata nuk e humbin shpresën se një ditë kjo do të ndodhë.
Tragjedia ndodhi më 21 janar të vitit 2011, ku pas një proteste të dhunshme kundër Qeverisë Berisha, Garda e Republikës mori urdhër që të qëllojë në drejtim të protestuesve, duke lënë 4 persona të vdekur në vend.
LULJETA NDOKA
