Botë

Djemtë e Hosni Mubarakut lirohen nga burgu

27.01.2015 09:48

Dy djemtë e presidentit të rrëzuar egjiptian Hosni Mubarak, janë liruar nga burgu, njoftuan autoritetet e vendit...

Ata janë liruar gati katër vjet pas arrestimit të tyre së bashku me babanë.
 
Alaa dhe Gamal Mubarak, sipas zyrtarëve, kanë ecur të lirë në mëngjes, nga burgu Torah që gjendet në jug të Kajros.
 
Një gjykatë egjiptiane gjatë javës së kaluar e ka urdhëruar lirimin e tyre në pritje të rigjykimit.
 
Lirimi i tyre u bë një ditë pas përvjetorit të kryengritjes popullore të vitit 2011, kryengritje që e ka përmbytur Hosni Mubarakun.
 
Alaa, një biznesmen dhe Gamal, së bashku me babanë e tyre përballen me akuza për korrupsion ndërsa ndaj tyre pritet të mbahet rigjykim.
 
Dy dijemtë e ish-presidentit, në një rast të ndarë akuzohen për tregti të brendshme.
 
Mubarak dhe dy bijtë e tij, janë arretsuar në prill të vitit 2011.