Botë
Aksion i madh policor kundër xhihadistëve në jug të Francës
27.01.2015 11:03
Në qytetin Lunel, tridhjetë kilometra nga qyteti Monpelle në jug të Francës, në vijim është aksion i madh policor kundër xhihadistëve, lajmëroi korrenspondenti i MIA-s nga Parisi...

Sipas informatave që i publikoi gazeta rajonale "Midi Libër" operacioni i udhëhequr nga forcat elite policore Raid dhe GIPN, ka filluar rreth orës 6 e 30 minuta në qendër të Lunelit.
Burime të afërta të hetimit, kumtuan se janë arrestuar të paktën dy persona të dyshuar për involvim në rekrutimin e xhihadistëve. Sipas televizionit BFMTV, të dyshuarve menjëherë u është caktuar masë e paraburgimit.
Nga dhjetori i vitit 2014, gjashtë banorë të Lunelit të moshës prej 18 deri 30 vjeçarë e humbën jetën në Siri, duke luftuar në anën e xhihadistëve.
Sipas informatave të pakonfirmuara, në Siri gjenden edhe tridhjetë persona- burra, gra dhe fëmijë me preardhje nga ky qytet./mia
