Botë

Ushtria e Ukrainës pëson viktima të reja

27.01.2015 12:00

Ushtria e Ukrainës ka bërë të ditur se nëntë ushtarë të saj janë vrarë në luftimet në lindje të vendit gjatë 24 orëve të fundit...

Zëdhënësi, Vladyslav Seleznyov, ka thënë se 29 shërbyes të tjerë janë plagosur në të njëjtin interval.
 
Ai ka thënë se luftime më të intensifikuara janë zhvilluar pranë qytetit strategjik, Debaltseve.
 
Luftimet në lindje të Ukrainës janë në nivelin më të keq prej se është arritur marrëveshja për armëpushim midis forcave qeveritare dhe rebelëve pro-rusë, shtatorin e kaluar. 
 
Së fundi, në incidentin më të rëndë janë vrarë 30 njerëz nga një sulm me raketa në qytetin Mariupol.
 
Përgjegjësinë për këtë sulm e kanë marrë rebelët.