Botë
Opozita proteston sot në Kosovë
27.01.2015 12:06
Partitë opozitare në Kosovë edhe sot po protestojnë për, siç kanë thënë, shkarkimin e ministrit për Komunitete dhe Kthim...

Partitë opozitare në Kosovë edhe sot po protestojnë për, siç kanë thënë, shkarkimin e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Aleksandar Jabllanoviq dhe për shpalljen e “Trepçës” ndërmarrje të veçantë publike.
Protesta ka nisur në orën 12 dhe vjen pasi kryeministri, Isa Mustafa, ka refuzuar ultimatumin e opozitës për të përmbushur kërkesat në fjalë. Për të njëjtat qëllime është protestuar edhe të shtunën.
Ministri Jabllanoviq i ka quajtur “egërsira” nënat protestuese në Gjakovë, edhe pse ditë më parë ka kërkuar falje për komentet e tij.
Lëvizja “Vetëvendosje” edhe njëherë do të kundërshtojë sot deklaratat e ministrit, Aleksandër Jabllanoviq dhe do kërkojë që Ndërmarrja “Trepça” të kthehet në pronësi të shtetit.
Protesta ka marrë sërish mbështetjen e AAK-së dhe “Nismës”.
