Botë
Janë ndërperë përpjekjet për tërheqjen e trupit të aeroplanit të "Er Azia"
27.01.2015 12:20
Armata indoneziane sot e ndërpreu operacionin për tërheqjen nga deti të trupit të aeroplanit të "Er Azia" që më 28 dhjetor u rrëzua në Detin Java...

Armata indoneziane sot e ndërpreu operacionin për tërheqjen nga deti të trupit të aeroplanit të "Er Azia" që më 28 dhjetor u rrëzua në Detin Java me 162 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit në fluturimin nga Surabaja deri në Singapor.
Ekipi për tërheqjen e trupit nga fundi i oqeanit tre ditë mundohet ta kryejë operacionin me përdorimin e një balloni për ngritje, por pa sukses, lajmëroi Bi-Bi-Si.
Autoritetet indoneziane deri tani konsideronin se në trupin e aeropanit gjenden ende trupa të viktimave, por tani publikuan se tërheqja e aeroplanit më nuk është prioritet, sepse brenda me siguri nuk ka më trupa.
Deri tani janë gjetur vetëm trupat e 70 prej gjithsej 162 viktimave në aksidentin e aeroplanit. Si arsye për fatkeqësinë e aeroplanit Erbas 320-200 konsiderohet moti i keq, ndërsa hulumtuesit i analizojnë të dhënat e kutive të zeza.
Drejtori i Komitetit kombëtar për siguri në komunikacion, Tatang Kurnijadi e përjashtoi mundësinë e sabotimit dhe deklaroi se raporti preliminar i fatkeqësisë duhet të dorëzohet deri te Organizata ndërkombëtare për aviacion civil javën e ardhshme, ndërsa analiza e tërësishme për fluturimin 8501 mund të zgjasë deri një vit./mia
