Botë
Helikopteri me drogë në Spanjë, piloti ishte pjesëtarë i Armatës shqiptare
29.01.2015 17:44
Një tjetër laborator droge është zbuluar në Shqipëri, në Novoselë të Vlorës...

Ky laborator droge është gjetur i improvizuar në një banesë e cila shërbente për paketimin e lëndës narkotike. Tre persona janë shpallur në kërkim pas këtij operacioni, ndërsa janë sekuestruar 103 kile drogë.
Në momentin e ndërhyrjes së policisë, njëri nga autorët po udhëtonte drejt banesës me makinë dhe sapo ka dalluar efektivët, është larguar menjëherë në këmbë, duke braktisur automjetin.
Gjatë kontrollit në banesë janë gjetur familjarë të tij, të cilët pasi janë marrë në pyetje nga grupi hetimor, konfirmuan se lënda narkotike do të trafikohej në Itali.
Ndërsa një tjetër ngjarje që lidhet me drogën është shënuar në Spanjë. Një pilot shqiptar i quajtur Sokol Peka, ka humbur jetën teksa transportonte 300 kilogram drogë me helikopter.
Ai është vrarë nga policia spanjolle së bashku me një pilot tjetër. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Rama në foltoren e kuvendit, lajm i cili ka shkaktuar mjaft akuza nga opozita.
LULJETA NDOKA
