Botë

LDK për protestat: ka 1001 arsye për të protestuar, por jo me dhunë

02.02.2015 17:27

Kryetari i grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë se edhe ai i konsideron fyese deklaratat e ministrit serb, Jabllanoviq...

Kryetari i grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë se edhe ai i konsideron fyese deklaratat e ministrit serb, Jabllanoviq, por zgjidhjen e sheh vetëm në kuvend, e jo me protesta të dhunshme.
 
Beqiri pas mbledhjes së kryesisë së kuvendit ka thënë se në Kosovë ka një mijë e një arsye për të protestuar, mirëpo jo që kjo e drejtë të shndërrohet në dhunë.
 
Sa i përket moscaktimit të interpelancës për ditën e martë, pra një ditë para protestës së ardhshme që kryeministri t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve për dorëheqjen e ministrit Jabllanoviq, ai tha se kjo do të ishte shmangie.
 
Ndërsa këtë kompetencë e ka vetëm presidentja, kryeministri dhe nënshkrimet e 40 deputetëve.