Botë

Shiu rëndon situatën në rajonet e Shqipërisë

02.02.2015 17:29

Pavarësisht rënies së intensitetit të shirave, situata në jug të Shqipërisë vazhdon të jetë e rënduar...

Deri tani nga zonat e prekura nga përmbytjet janë evakuuar qindra familje. Në operacionin e evakuimit  janë përfshirë efektiva dhe mjete të forcave të armatosura, policisë dhe të shërbimit zjarrfikës.
 
Gjendja më e rënduar paraqitet në disa fshatra përgjatë grykëderdhjes së lumit Vjosa. Reshjet e shirave deri tani kanë përmbytur rreth njëmijë hektarë tokë bujqësore. 
 
Ndërkohë, në terren ndodhen të gjitha strukturat e nevojshme që po ndjekin situatën në vazhdimësi, për të ndërhyrë në shpëtimin e jetës së njerëzve.
 
LULJETA NDOKA