Shkarkimi i Jabllnoviqit mirëpritet në Prishtinë, kundërshtohet në Beograd
Shkarkimi i Jabllanoviçit u mirëprit nga “Vetëvendosja”, e cila anuloi protestat e parapara për sot në Prishtinë....

Lideri i “Vetëvendosjes”, Albin Kurti, ka vlerësuar se shkarkimi i ministrit, Aleksandër Jabllanoviq, është një leksion i mirë për të gjithë ministrat, ndërsa koalicionin PDK-LDK me “Listën serbe” e quajti të gabuar.
Sipas tij, PDK-LDK do të mund ta respektonin kushtetutën, duke marrë në qeveri persona si Nenad Rasiq, që nuk fyejnë qytetarët e Kosovës dhe respektojnë Shtetin e Kosovës.
Shkarkimi i Jabllanoviçit u mirëprit edhe nga dy partitë tjera opozitare, AAK e Ramush Haradinajt dhe “Nisma” e Fatmir Limajt.
Por, vendimi i kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, duket se nuk është mirëpritur nga vet ministri Jablloanoviq, i cili ka thënë se do të konsultohet me Beogradin nëse “Lista sërbska” do të vazhdojë apo jo të qëndrojë në qeveri.
Edhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka kundërshtuar shkarkimin e Jabllanoviqit, duke theksuar se “Nuk do të pranojmë poshtërimin e përfaqësuesve serbë në institucionet krahinore”. Sipas tij, vendimi për hapat e mëtejmë do të merret pas takimit të përfaqësuesve serbë të Kosovës me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nesër në Beograd.
