Rreshje të borës në Slloveni, Kroaci dhe Bosnje

06.02.2015 21:30

Kur jemi te rreshjet, Kroacia Sllovenia dhe Bonjë Hercegovina po përballen me rreshje të mëdha të bores...

Në Kroacinë qendrore ka pasur rreshje të rrëmbyeshme të bores me mbi 30 centimetra, ndërsa bora me shi ka përfshijë Sllavoninë dhe Adriatikun Verior.

Në shumë rrugë është vështirësuar qarkullimi i automjeteve, ndërsa disa janë edhe të pakalueshme.

Pajisjet dimërore dhe zinxhirët janë të obligueshëm për pjesëmarrësit në komunikacion. Pas reshjeve të mbrëmshme të borës në Bosnje, në pjesën më të madhe të kantonit Unsko¬sansiki u shkaktoi vështirësi serioze banorëve lokalë. Lartësia e shtresës së borës është gjysmë metër, ndërsa rreshje kishte edhe gjatë ditës.

Shumë lagje mbetën pa energji elektrike, shkollat nuk punojnë, ndërsa qarkullimi nëpër rrugë është vështirësuar si për shoferët ashtu edhe këmbësorët. Më e vështirë është gjendja në Bahiq dhe Sazin. Gjithashtu është mbyllur edhe vendkalimi kufitar Izaçiq për të gjitha automjetet.

Stuhia dhe bora shkaktojnë probleme në rrugët e Sllovenisë, ndërsa kompetentët këshillojnë shfrytëzim të transportit publik. Për shkak të kushteve të këqija të motit janë mbyllur vendkalimet kufitare të caktuara për automjete transportuese.