Mogherini: Të hënën takim me kryeministrat Mustafa dhe Vuçiç
Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Frederika Mogherini ka ftuar formalisht kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa dhe atë të Serbisë Aleksandar Vuçiç...

Në takim me Mogherinin do jenë të pranishëm edhe dy ish kryeministrat Thaçi dhe Daçiç.
ATSH raporton se takimi i të hënës do shënojë vazhdimin formal të dialogut në nivelin më të lartë politik ku pas gati një vit pauze në tavolinën e negociatave do ulen dy kryeministrat dhe lehtësuesja e dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit.
Procesi do rinisë me fytyra të reja dhe kjo nga secila palë gjithnjë si pasojë e zgjedhjeve si në shtete respektive ashtu edhe në institucionet evropiane.
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Fredeika Mogherini ka ftuar formalisht kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa dhe atë të Serbisë Aleksander Vuçiç që të takohen në Bruksel dhe vazhdojnë procesin e dialogut.
Këtë proces e kishte nisur paraardhësja e Mogherinit Catherine Ashton ndërsa bashkëbisedues i kishte atëbotë dy ish kryeministra, Hashim Thacin dhe Ivica Daçiçin.
Në takim me Mogherinin do jenë prezent edhe dy ish kryeministrat: Thaci dhe Daçiç, të cilët e kishin nisur procesin dhe kishin arritur Marrëveshjen e prillit. Sipas Maja Kocijancic zëdhënëses së Mogherinit, shefja e Politikës së jashtme evropiane u ka dërguar ftesë vetëm kryeministrave.
