Botë

Merkel: E pasigurt nëse bisedimet me Putinin do të kenë suksesb

07.02.2015 15:16

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, thotë se perspektiva për paqe në Ukrainë mbetet e mjegulluar edhe pas bisedimeve me presidentin rus, Vladimir Putin...

Këto komente Merkel i ka bërë sot gjatë fjalës së saj në Konferencën e Sigurisë në Munich, ku temë kryesore është konflikti në Ukrainë.

Kancelarja gjermane mbrëmë së bashku me presidentin e francës, Francois Hollande, e kanë përfunduar takimin në Moskë me presidentin Putin.

Merkel është shprehur sot se nuk është e sigurtë nëse bisedimet me Putin do të kenë sukses. Hollande ka thënë në anën tjetër, se përpjekjet franko-gjermane janë një nga shanset e fundit për paqe.