Botë
Ndihma nga Kosova për Shqipërinë
07.02.2015 16:57
15 kamionë me ndihma kanë mbërritur sot nga Kosova drejt Shqipërisë, drejt familjeve të përmbytura në qarkun e Fierit...

Mjaft biznesmenë janë solidarizuar me situatën e të përmbyturve, duke mbledhur ndihma me vlerë rresth 200 mijë euro, ndihma që konsistojnë në ushqime dhe veshmbathje.
Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ka publikuar lehtësitë për debitorët e energjisë elektrike, të cilët vijnë nga zonat e përmbytura. Gjatë një takimi me përfaqëues të bizneseve, ai njoftoi anulimin e këtyre pagesave, deri në stabilizim të situatës.
Por, sërish opozita ka vërejtje. Nëpërmjet nënkryetarit Edi Paloka, Partia Demokratike shprehet se vendimi i qeverisë për anulimin e faturave abuzive të energjisë një lëvizje e detyruar.
Situata në Fier dhe në Vlorë sot është paraqitur më e stabilizuar. Megjithatë, I gjithë problemi qëndorn tek sistemimi I banorëve pas rikthimit të tyre në banesa, si dhe kthimi në gjendjen e mëparshme, I tokës bujqësore…
Tabela:
Ndihmat në drejtim të banorëve në zonat e përmbytura:
1-Ushqime për kafshët
2- Miell, vaj, sheqer, kripë, ujë
3-Batanije, dyshek, veshje
4-Lavatrice, Frigoriferë
5-Ndihmë për të rindërtuar shtëpitë
6-Kredi të buta për fermerët
LULJETA NDOKA
