Botë
Të paktën 22 të vdekur gjatë sulmit ndaj një xhamie në Pakistan
13.02.2015 15:02
Të paktën 22 persona humbën jetën, ndërsa rreth 60 të tjerë janë plagosur sot gjatë sulmit të tre militantëve sunitë ndaj besimtarëve në një xhami shiite në qytetin pakistanez Peshevar...

Policia pakistaneze ka intervenuar, por në një moment ka ardhur deri te qërimi i hesapeve mes forcave të rendit dhe sulmuesve, në të cilën njëri nga militantët është vrarë, ndërsa një tjetër ka bërë vetëvrasje, duke e aktivizuar mekanizmin vetëvrasës në trupin e tij. Sulmuesi i tretë është marrë peng.
Përfaqësuesi i policisë lokale deklaroi se tre sulmuesit e armatosur kanë hyrë në një xhami gjatë faljes së namazit të xhumasë, duke gjuajtur me armë dhe duke hedhur bomba.
Ato kanë dashur ta aktivizojnë mekanizmin vetëvrasës të trupave të tyre, por atë e ka arritur vetëm njëri prej tyre. Dy të tjerët i kanë përdorur bombat që i kanë pasur, para se të përballen me policinë.
Shumica e popullatës në Pakistan janë myslimanë sunitë, ndërsa vetëm 20 për qind janë shiitë./mia
