Bora dhe akulli, atraksion në Letchworth të SHBA-ve
Stina e dimrit ndonjëherë të jep ndjenjën se na lë pa asgjë, por në fakt lë borë në lopatë dhe njolla të bardha që duken si kripë mbi rrobat tona...

Në Letchworth temperatura e ngrirjes ka lënë pas një tumë të mrekullueshme të akullit.
Në State Park të Letchworthit njerëzit janë të mahnitur me këtë burim akulli, i cili është rreth 50 metra i gjatë dhe rreth 60 metra i gjerë. Zyrtarë këtu në park thonë se ajo mund të jetë tuma më e madhe që ka ekzistuar ndonjëherë. Burimi i akullt nuk duket gjithmonë kështu madhështor. Në vitet e kaluara dukej i shëmtuar, por tani, sipas menaxherëve të parkut, kulla e akullit mund të rritet.
“Ka qenë një vit i jashtëzakonshëm dhe kjo është me të vërtetë një dëshmi se sa dimër i ftoftë ka qenë. Ne me të vërtetë gjatë kohë s’kemi pasur një ngricë të madhe sikurse kjo. Nëse kemi pasur, ajo nuk ka zgjatur më shumë se një ditë”- tha një qytetar i Letchworth, Ken Wallace.
Kjo formë e akullt tërheq vizitorë edhe nga pjesa perëndimore e Nju Jorkut.
“Burimin e akullt e gjeta në “Facebook”. Ne tentuam dhe shpresuam për ta gjetur dhe më në fund e arritëm qëllimin”- tha turisti, Joyce Sheehan.
“Ne s’kemi qenë këtu gjatë viteve të fundit dhe vendosa të vij me fëmijët e mi, po ashtu të shfrytëzojmë rastin për të bërë edhe foto rreth burimit të akullt”- tha turistja, Amanda Bramble.
Burimi është në të vërtetë mjaft i vjetër. Kjo ishte një dhuratë për Willam Letchworth në vitin 1860. Prej atëherë burimi i akullt mbante drejtimin dhe për sa kohë ajo mban drejtimin, parku i Shtetit Letchworth gjithmonë do të ketë një tërheqje shumë të madhe të turistëve dhe pamje spektakulare të dimrit. Sikurse uji që del jashtë nga maja e burimit të akullt, njëkohësisht ajo vazhdon të bëjë shtresa të reja dhe burimi rritet më shumë.
Kah fundi i javës priten reshje të reja të dëborës në Letchworth dhe burimi do vazhdojë të rritet. (Sevdije Kastrati, TVM2)
