San Paolo, vërshimet marrin viktimën e parë
Përmbytjet në San Paolo të Brazilit kanë marrë edhe viktimën e parë. Vërshimet vazhdojnë dhe autoritet druajnë për shtimin e numrit të viktimave...

37 vjeçari vdiq kur një dru ra mbi telat elektrikë, i mori ata me vete dhe më pas përfundoi në makinën e viktimës.
Nga shirat e rrëmbyeshëm dhe ujërat e lumenjve që vërshuan gjithandej, shumë makina mbetën të bllokuar në rrugë me familje të tëra brenda tyre. San Paolo përjetoi rrëmujën më të madhe të trafikut të regjistruar ndonjëherë, përderisa qytetarët, në mes të stuhisë më të madhe, gjatë gjithë kohës mundoheshin të kthehen në shtëpitë e tyre gjatë mbrëmjes.
San Paolo ishte një ndër qytetet më të goditura nga kjo stuhi, që është më e madhja në 80 vitet e fundit. Qyteti mund të përballet me ujë të papastër nëse nuk riparohet sistemi i ujësjellësit. (Sevdije Kastrati, TVM2)
