Shënohen 10 vite nga Procesi i Berlinit, ka plane aksionare, mungon progresi
04.09.2024 15:55
Kaluan 10 vjet nga Procesi i Berlinit dhe 4 vjet nga nënshkrimi i planit të veprimit për tregun e përbashkët rajonal...
Kaluan 10 vjet nga Procesi i Berlinit dhe 4 vjet nga nënshkrimi i planit të veprimit për tregun e përbashkët rajonal dhe planit të veprimit për Agjendën e Gjelbër. Nga ajo kohë është bërë shumë pak përparim. Mungon vullneti politik nga qeveritë për të bashkëpunuar për shkak të mosmarrëveshjeve dypalëshe, por gjithashtu nuk ka kapacitete në administratë për të zbatuar tregun e përbashkët rajonal dhe Agjendën e Gjelbër, thonë nga Instituti për demokraci.
“Procesi i Berlinit është shumë i rëndësishëm, sepse në njëfarë mënyre na mbron nga vendet anëtare dashakeqe që e problematizojnë procesin e zgjerimit dhe na mbetet neve vendeve Ballkanike bashkërisht përmes bashkëpunimit të përmirësohemi dhe evropianizohemi.”, - deklaroi kryetari i Institutit për Demokraci, Marko Troshanovski.
“Sa i përket agjendës së gjelbër, ky plan është sjell në vitin 2021 me kohëzgjatje prej dhjetë vitesh dhe nuk mund të presim implementim të madh. Për momentin jemi në gjysmë për sa i përket implementimit të legjislatives.”, - theksoi Anamaria Velinovska nga Instituti për Demokraci.
Parlamentet do të përfshihen më aktivisht në punën e intensifikuar për arritjen e këtyre synimeve nga Procesi i Berlinit.
“Duke folur për të gjitha proceset reformuese nuk mund ta tejkalojmë rolin e parlamenteve si bartës të pushtetit legjislativ dhe si urë lidhëse mes pushtetit ekzekutiv dhe qytetarëve. Dimensioni parlamentar është me rëndësi kyçe për sigurimin e kontrollit demokratik, transparencë dhe llogaridhënie në zbatimin e projekteve që dalin nga procesi i Berlinit.”, - u shpreh kryetari i Parlamentit, Afrim Gashi.
“Kreatorët e politikave i tangon integrimi rajonal i Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit në BE dhe e tëra kjo me qëllim që të punohet për përafrimin e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së dhe procesi i Berlinit mundëson kornizë kohore për këtë.”, - deklaroi ambasadorja e Gjermanisë në RMV, Petra Dreksller.
Maqedonia e Veriut është ndër vendet që kanë bërë progres në digjitalizim, por për realizimin e Agjendës së Gjelbër ka ende shumë punë dhe ligje.
FLUTURA LATIFI