Eko-aksioni “Pastrim i përgjithshëm javor”, 20.000 vullnetarë pastrojnë mbi 500 lokacione
09.05.2025 15:51
Rreth 20 mijë vullnetarë janë përfshirë në iniciativën “Pastrimi gjeneral i fundjavës”...

“Pastrimi gjeneral i fundjavës” është iniciativa në të cilën janë përfshirë rreth 20 mijë vullnetarë dhe shënon nismën më masovike ekologjike, jo vetëm në vendin tonë, por edhe në Ballkan. Kjo iniciativë po mbahet në vendin tonë për herën e pestë. Ky aksion do të realizohen në 500 lokacione në të gjitha komunat e vendit, ku janë përfshirë rreth 600 organizata dhe iniciativa qytetare. Aksioni kryesor në Shkup është realizuar në ACUADUKT. Sipas presidentes së vendit, Gordana Siljanovska, njerëzimi duhet ta kuptojë rëndësinë e natyrës.
“Nëse nuk pajtohemi me natyrën, do të vetëvritemi, ky është fakt. Ne duhet ta mbrojmë natyrën, sepse duke e mbrojtur atë, do ta mbrojmë vetveten.”, - theksoi presidentja e vendit, Gordana Siljanovska Davkova.
Ndërsa zëvendëskryeministri Izet Mexhiti theksoi se Ministria e Mjedisit po punon fuqishëm për krijimin e një sistemi të menaxhimit të integruar dhe të qëndrueshëm të mbeturinave.
“E përshëndes nismën “Pastrimi gjeneral i fundjavës”, si aksionin më masiv vullnetar për pastrimin e mbeturinave në vend dhe i cili po bëhet gjithnjë e më masiv çdo vit dhe po bëhet simbol i mënyrës se si ndërgjegjësimi për përgjegjësinë personale dhe bashkëpunimi i mirë jep rezultate të dukshme. Mbeturinat nuk kanë vend në rrugë apo në natyrë. Në rrugën tonë drejt Evropës, duhet të sillemi në mënyrë evropiane. MMJPH po punon aktivisht për krijimin e një sistemi të menaxhimit të integruar dhe të qëndrueshëm të mbeturinave.”, - deklaroi zëvendëskryeministri, Izet Mexhiti.
“Një iniciativë që ndër vite ka krijuar një traditë të qëndrueshme në edukimin mjedisor në angazhimin e qytetarëve. Ky aksion i cili sot zhvillohet në një monument më të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore në vendin tonë “AQUADUKTIN” e Shkupit, përbën një thirrje të qartë për përgjegjësinë kolektive në ruajtjen e trashëgimisë sonë historike dhe në ndërtimin e një mjedisi të pastër dhe të qëndrueshëm.”, - deklaroi kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu.
Në këtë aktivitet morën pjesë edhe aktivistë të shumtë, të cilët bënë thirrje që kjo iniciativë të shndërrohet në iniciativë e përditshme, sepse natyra nuk pret.
“Natyra është shumë e rëndësishme dhe ruajtja e saj është përgjegjësi e jona dhe çdo aksion i vogël do të na shpie drejt gjërave më të mëdha, sepse ndryshimi fillon nga ne.”, - u shpreh një vullnetar nga Qendra për Vullnetarë, Shkup.
“Vij nga Polonia dhe jam vullnetare në Qendrën për Vullnetarë, Shkup. Në Maqedoni jetoj tanimë 6 vite dhe në eventin “Pastrimi Gjeneral i fundjavës” po aktivizohem që dy vite me radhë. Kam punuar që të mobilizohemi të gjithë në Maqedoni, sepse tani është momenti.”, - u shpreh një vullnetare nga Qendra për Vullnetarë, Shkup.
Në katër vitet e kaluara janë mbledhur rreth 1 milion kilogram mbeturina, gjatë ditës së 9 majit, ku janë pastruar rreth 1.000 lokacione dhe janë mbjellë edhe mbi 120 mijë drunj.
FITIM KRYEZIU