Shënohet 9 Maji - Dita e fitores ndaj fashizmit dhe Evropës
09.05.2025 15:53
Më 9 Maj - Ditën simbolike të fitores ndaj fashizmit dhe ditën e lindjes së idesë për Evropë të bashkuar dhe të qetë...

Më 9 Maj - Ditën simbolike të fitores ndaj fashizmit dhe ditën e lindjes së idesë për Evropë të bashkuar dhe të qetë, u përkujtuan heronjtë që dhanë jetën për liri dhe sakrifica e të cilëve solli paqe dhe liri. Zyrtarët aktualë, me shpresë se një ditë do t’i bashkohemi të ardhmes evropiane.
“E ardhmja jonë evropiane nuk është deklaratë, por edhe vendim. Është zgjedhje për aleancë që na bashkon rreth paqes, lirisë dhe drejtësisë. Evropa nuk është hapësirë gjeografike, por edhe morale, e krijuar pikërisht për shkak të viktimave heronj, për të cilët sot vumë lule. Shembulli i tyre le të jetë përkujtues se vlerat nuk janë fjalë, por vepra. Si gjeneratë do të vazhdojmë të punojmë për Evropë të bashkuar, të drejtë dhe të mirë.”, - deklaroi ministri për Eurointegrime, Orhan Murtezani.
“Të mbetemi të bashkuar, t’i ruajmë përfitimet për të cilat luftëtarët flijuan jetën e tyre që të punojmë për të ardhmen të cilën ata ëndërruan - Maqedoninë e pavarur, të drejtë dhe evropiane.”, - theksoi zëvendëskryeministri për Sistem Politik, Lupço Dimovski.
“Sakrifica e tyre nuk është e shkruar vetëm në libra, është edhe pjesë e identitetit tonë. Këtu japim respekt për ata që ndihmuan t’i vjen fundi luftës së dytë të tmershme botërore.”, - u shpreh ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski.
Dita e Evropës, me fjalë uruese edhe nga krerët shtetëror.
“Rruga jonë drejt Bashkimit Evropian është rrugë e dinjitetit, punës dhe shpresës. Maqedonia i takon Evropës, me identitet, kulturë dhe vizionin për të ardhmen. Të bashkuar në dallime, të fuqishëm në unitet.”, shkruan në fejsbuk kryeministri, Hristijan Mickoski.
“Perspektiva evropiane për shtetin tonë mbetet një synim i qartë drejt zhvillimit të qëndrueshëm, stabilitetit dhe mirëqenies për të gjithë qytetarët. Kuvendi do të vazhdojë të kontribuojë në mënyrë aktive në avancimin e proceseve reformuese dhe në përputhje me standardet evropiane.”, uron kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.
Dita e Evropës nuk ka kaluar pa urim edhe nga partitë politike në vend.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU