Fillon largimi i refugjatëve nga Idomeni, transferohen edhe migrantët në Tabanoc
Autoritetet greke filluan evakuimin e migrantëve nga kampi i refugjatëve Idomeni në kufi me Maqedoninë...

Tetë autobusë kanë dërguar dje rreth 400 migrantë nga kampi Idomeni drejt qendrave për sistemim bën të ditur policia greke. Ndërsa sot janë dërguar dhjetë autobusë për transferim të migrantëve.
Filliminsht po transferohen familjet me fëmijë. Sipas të dhënave zyrtare, në Idomeni këtë mëngjes ka pasur 11.603 persona. Presj se në fillim të marsit kufiri i Maqedonisë ishte mbyllur, në kamp grumbulloheshin gjithnjë e më shumë migrantë.
Ndërkohë njoftohet se vazhdon tendenca e pakësimit të valës së migrantëve që vjnë nga Turqia drejt ishujve grekë, tër kjo si rezultat i ndërprerjes së rrugës ballkanike nëpër të cilën kalonin migrantët.
Poashtu 237 emigrantë nga Siria dhe Iraku, të cilët mbi tre javë ndodheshin në linjën kufitare midis Maqedonisë dhe Serbisë, dje janë transferuar në Qendrën transitore bën të ditur Koordinatori i Qendrës transitore Tabanoc, Goran Stojanovski.
Prej tyre, 42 kanë shprehur dëshirë të shkojnë në Qendrën transitore Vinojug, dhe me tren janë transferuar drejt Gjevgjelisë, ndërsa ata të cilët kanë mbetur në Qendrën transitore Tabanoc janë vendosur në objekte të montuara dhe tenda.
Në qendrën në Tabanoc mbeten 1038 emigrantë, njoftoi drejtuesi Stojanovski. Pas mbylljes së kufirit të Maqedonisë me Greqinë për migrantët duket se destinacion i rradhës është Shqipëria. POlicia ka kapur gjashtë sirianë në Kakavijë ndërkohë që një shtetas shqiptar është vënë në pranga për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit.
Policia shqiptare bëri të ditur se shtetasit sirianë pas kapjes u kthyen në Greqi. (Sanije Duraku, TVM2)