Maqedoni

E gjithë Maqedonia mëngjesin e sotëm me temperatura nën zero

01.11.2016 09:12

Temperatura më e ulët sot në mëngjes në orën shtatë është matur në Berovë, minus shtatë gradë Celsius...

Temperatura më e ulët sot në mëngjes në orën shtatë është matur në Berovë, minus shtatë gradë Celsius, pas çka pasojnë Mavrovë minus gjashtë, Llazaropole minus pesë, Kriva Pallankë minus katër, Manastir, Prilep, krushevë, Shkup Petrovec dhe Tetovë minus tre, informon Drejtoria për punë hidrometeorologjike.
Në Demir Kapi, Ohër, Shtip, Strumicë, Dibër dhe Kumanovë janë regjistruar minus dy gradë, minus një në Pozharan, Vinicë dhe Pretor, zero në Shkup, Topollçan dhe Gjurishte, ndërsa pesë gradë në Dojran dhe gjashtë në Gjevgjeli.
 
Moti sot do të jetë me diell dhe me erë të dobët, ndërkaq përgjatë Luginës së Vardarit e matur nga drejtimi verior. Temperatura më e lartë e ajrit do të lëvizë në interval prej 10 deri 17 gradë.
 
Në Shkup do të jetë mot me diell, me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verior, me temperaturë deri 15 gradë.
 
Deri të enjten moti do të jetë kryesisht me diell, me temperatura të ulëta të mëngjesit, të cilat vende-vende do të zbresin nën zero. Të enjten pasdite do të ektë rritje të vranësirave, ndërsa gjatë natës drejt të premtes dhe të premten pasdite do të ketë reshje të shiut, posaçërisht në pjesët perëndimore dhe veriore.