Maqedoni
Fondacioni “Albiz” 200 bursa për nxënës dhe studentë
06.11.2016 15:00
Fondacioni Albiz në kuadër të programit bursa për nxënës këtë vit ndan 200 bursa për nxënës dhe studenetë...

Konkursi për nxënësit e shkollave të mesme vecmë ka përfunduar për këtë vit, ndërsa vazhdon për studentët deri më 25 nentor.
Të drejtë aplikimi kanë studentët e rregullt të vitit të dytë e tutje dhe me sukses të dalluar me mesatare mbi 8.5.
“Në këtë konkurs bën pjesë konkursi për nxënësit e shkollave të mesme nga gjitha shkollat e mesme publike në RM,dhe mbështeten 40 nxënës më të sukseshëm. Ndërsa në kuadër të konkursit bursa për studentët e Universiteteve Publike në RM,UEJL,dhe Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik mbështeten diku 160 bursa që shpërndahen nga ana e Fondacionit. Momenatlisht konkursi për shkolla të mesme ka përfunduar ëhstë në fazën e evaluimit të dosjeve, ndërsa është në vazhdim e sipër konkursi për studentët të studimeve që i përmendëm më herët”, shprehet drejtori ekzekutiv në fondacionin “Albiz”, Ilir Idrizi.
Vlera e bursës për nxënësit e shkollave të mesme është 1800 denarë në muaj, ndërsa për studentët 4200 denarë në muaj. Fituesit marrin bursë për nëntë muaj aq edhe sa zgjat viti shkollor dhe akademik.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
