KSHZ përfundoi punën me ankesat, tani gjithçka në duart e gjykatës administrative
Mbrëm pas orës dy, KSHZ ka publikuar në web faqen e sajë, vendimet lidhur me ankesat për parregullsi në zgjedhje...

Kjo don të thotë se 5 orë pas publikimit në formë elektronike llogaritet se partitë politike i kan marr vendimet dhe deri të hënën në ora 7 të mëngjesit ato kanë afat për parashtrimin e ankesave në Gjykatën administrative.
Ndryshe KSHZ refuzoi të gjitha ankesat e LSDM-së për parregullsi në zgjedhjet e 11 dhjetorit dhe 7 nga 8 ankesat e lëvizja Besa, derisa ka pranuar vetëm ankesëne Lëvizjes Besa, për parregullsi në vendvotimin 0396 në Gostivar.
Në këtë vendvotim në Njësinë e gjashtë zgjedhore, ka të regjistruar 892 votues, të cilët do të mund të ndikonin në rezultatin përfundimtar, prandaj nëse pranohet vendimi I KSHZ-së edhe nga gjykata administrative, do të ektë rivotim në këtë vendotim.
Gjykata administrative ka afat prej 48 orësh pas pranimit të ankesave të vendoset për ato. Vendimet e KSHZ-së nuk kanë kënaqur as LSDM-në e as VMRO-DPMNE-së pasi socialdemokratët në një reagim me shkrim vlerësuan se me vendimet që i solli KSHZ, tregoi se nuk është në nivel serioz të punës që e ka në lidhje me të gjitha aspektet e procesit zgjedhor.
Derisa Lideri I VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski tha se vendimet e KSHZ-së janë të kundërligjshme, prandaj nëse edhe gjykata administrative konfirmon vendimin e KSHZ-së për rivotim në një vendvotim në Gostivar, VMRO-DPMNE nuk do të marr pjesë në rivotim dhe nuk do ta njaeh as rezultatin e rivotimit.
NAIM SINANI
