Ivanov në Dubrovnik në takim të liderëve nga “Procesi Bërdo-Brioni”

15.07.2014 12:18

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, sot në Dubrovnik, do të marrë pjesë në takimin e liderëve të "Procesit Bërdo-Brioni", nismë joformale për bashkëpunim ndërmjet vendeve të rajonit në kontekst të aspiratave për anëtarësim në organizatat euro-atlantike…...

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, sot në Dubrovnik, do të marrë pjesë në takimin e liderëve të "Procesit Bërdo-Brioni", nismë joformale për bashkëpunim ndërmjet vendeve të rajonit në kontekst të aspiratave për anëtarësim në organizatat euro-atlantike.

Në takim është paralajmëruar pjesëmarrja e presidentëve të Shqipërisë Bujar Nishani, të Kosovës Atifete Jahjaga, Malit të Zi Filip Vujanoviq, Serbisë Tomisllav Nikoliq, si dhe anëtarës së Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës Zhelko Komshiq, Nebojsha Radmanoviq dhe Bakir Izetbegoviq.

Është paralajmëruar pjesëmarrja edhe e kancelares gjermane Angela Merkel, si dhe të sekretarit francez shtetëor për çështje evropiane, Arlem Dezir dhe komisarit evropian për energjetikë, Ginter Etinger.

Temë e takimit të sivjetmë janë gjendja politike dhe marrëdhëniet në rajon, vazhdimi i politikës për zgjerim të Bashkimit Evropian, projektet infrastrukturore kyçe në këtë pjesë të Evropës (përfundimi i magjistales  së Adriatiko-Jonit, korridori hekurudhor) dhe siguria energjetike.

Takimi në Dubrovnik është vazhdim i dialogut strategjik të liderërve nga Evropa Juglindore, i cili në këtë format filloi në Zagreb më 1 korrik të vitit 2013, ndërsa vazhdoi me takimin e "Procesit Bërdo-Brioni" me presidentin francez Fransoa Olland, më 25 korrik të vitit 2013 në Bërdo afër Kranjit.

Iniciativa për mbajtje të takimit joformal të liderëve të vendeve të Evropës Juglindore dhe BE-së së bashku e filluan presidentët e Kroacisë dhe Sllovenisë, Ivo Josipoviq dhe Borut Pahor, me dëshirë, siç atëherë u kumtuar, të jenë promotorë të zgjerimit të mëtejshëmtë BE-së dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore në rajon.

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov dje në Cavtat foli para të pranishmëve në biznes tubimin "Samit 100-Marrëveshje për kohë të re".