Zhernovski: Dikush do ta tradhëtojë qendrën
Ai tha se një gjë e tillë është e mundur nëse merret parasysh eksperienca politike e deritashme e VMRO-DPMNE-së dhe presioni që ata bëjnë ndaj këshilltarëve në Komunë……….

Kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski, ka paralajmëruar opinionin se të premten mund të ketë ndryshim të tre planeve detale urbanistike për “Tasino çeshmiçe”, “Kapishtec-Vodno” dhe “Mall Ring”, të cilat më herët u refuzuan nga Këshilli i Komunës.
Ai tha se një gjë e tillë është e mundur nëse merret parasysh eksperienca politike e deritashme e VMRO-DPMNE-së dhe presioni që ata bëjnë ndaj këshilltarëve në Komunë.
Zhernovski refuzoi që opinionit t’ia zbulon personin që do të përkrahë kërkesat qeveritare për ndryshimet urbanistike, ndërsa në pyetjen e gazetarëve nëse ai është kryetari i Këshillit, Miroslav Shipoviq, Zhernovski ka theksuar se të premten do të jetë më e qartë se nëse Pushteti ka pasur plan kur ka arrestuar dhe më pas e ka lëshuar Shipoviqin.
“Unë jo rastësisht apelova deri te të gjithë këshilltarët. Meqë është vënë plani detal urbanistik në rend të ditës, i propozuar nga dikush në opozitë, nga praktika ime politike mund të them se ata presin mbështetje të cilën nuk mund ta parashikoj nëse do ta kenë. Për momentin kemi presion mbi të gjithë, posaçërisht mbi këshilltarët”- deklaroi kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski.
Zhernovski, thotë se ndjehet i tradhtuar lidhur me betejën që bëhej në Komunën Qendër, por që edhe më tutje nuk do të përkrahë biznes-interesat e askujt dhe aktivitetet kriminale.
Ndërkohë, kryetari i Këshillit, Mirosllav Shipoviq, pas disa informatave se do të ndryshojë anën dhe do të votojë për VMRO-DPMNE-në, për “Nova TV”-në, e ka demantuar këtë, por megjithatë jo në tërësi.
Ai ka thënë se"Jam kundër “Shkupi 2014” dhe ashtu do të votoj, por për disa tema do të vlerësoj se me çfarë qëndrimi do të dal". Shipoviq, ka demantuar edhe informacionet se për shkak të presioneve nga ana e VMRO-DPMNE-së, posaçërisht mbi familjen, ai do të ndryshonte anën partiake. (Florije Kamberi, TVM2)
