Maqedoni
Maqedonia dhe Serbia njohin patentat e njëra tjetrës
18.07.2014 18:44
Maqedonia dhe Serbia, duke nisur nga sot do ti njohin patentat e shoferëve të njëra-tjetrës...

Maqedonia dhe Serbia, duke nisur nga sot do ti njohin patentat e shoferëve të njëra-tjetrës.
Ministrat e punëve të brendshme të Serbisë dhe Maqedonisë, Nebojsha Stefanoviq dhe Gordana Jankulovska sot në Beograd nënshkruan marrëveshjen midis dy qeverive për njohjen e ndërsjelltë të patent shoferit të të dyja vendeve.
Dy ministrat theksuan se kjo marrëveshje mundëson lëvizjen e qytetarëve të të dyja vendeve me patent shoferët e rregullt dhe se nuk duhen procedura dhe leje ndërkombëtare. Marrëveshja do të hyjë në fuqi sapo të ratifikohet në Parlamentet e të dyja vendeve.
