SHËNDETËSI

Analizat mjekësore garanci për organizëm të shëndoshë

20.07.2014 17:53

Pasqyra e gjakut është analizë themelore e cila bëhet për vlerësimin e përgjithshëm të gjendjes shëndetësore, për atë se a kemi oraganizëm të shëndoshë apo ekziston ndonjë proces inflamator......

Edhe nëse jeni nga ata pacientë që u shkaktojnë  frikë gjilpërat ose dhënia e gjakut , disa herë në jetë duhet të çpoheni, pasi  analizat e gjakut janë të domosdoshme për diagnostifikimin e çfardo lloj sëmundjeje.

Pasqyra e gjakut është analizë themelore e cila bëhet për vlerësimin e përgjithshëm të gjendjes shëndetësore, për atë se a kemi oraganizëm të shëndoshë apo ekziston ndonjë proces inflamator.  Andaj mjektët  u rekomandohet qytetarëve që të bëjnë këto kontrolle.

Është e domosdoshme që çdo person të bëjë analizat e gjakut dy apo tre here në vit të sheh gjendjen e tij shëndetësore.Ne analizat e gjakut bëjnë pjesë pasqyra e gjakut dhe sedimentacioni.

Sedimentacioni nuk bën pjesë në pasqyrën komplete të gjakut por rekomandohet sepse tregon për mundësinë e ekzistimit të ndonjë sëmundjeje , ndërkohë që sedimentacioni i përshpejtuar dhjetë fish tregon për prezencën e sëmundjeve kancerogjene,dhe në ketë menyre këto sëmundje zbulohen në stad të hershëm që ndonjëherë është me rëndësi esenciale për mundësinë e shërimit të sëmundjeve malinje.

Sedimentacioni I rritur është zakonisht gjatë ndonjë sëmundje akute në organizëm gajtë infalamacioneve infeksioneve por nëse vlerat janë aq të rritura dhjetë here më shumë ose mbi 100 atëherë mund të dzshojmë për ndonjë process malinj në organizëm.

Mjekët u bëjnë thirrje qytetarëve të kontollojnë gjakun sepse sipas tyre  cdo sëmundje është më lehtë të prevenohet sesa të shërohet. (Flutura Rahimi – Latifi,TVM2)