Maqedoni

Kontingjenti i ARM-së, kthehet nga Kabuli

21.07.2014 17:30

Kontingjenti i ARM-së, i përbërë nga 150 ushtarë, me sukses ka përmbyllur misionin “ISAF” në Afganistan...

Kontingjenti i ARM-së, i  përbërë nga 150 ushtarë, me sukses ka përmbyllur misionin “ISAF” në Afganistan. Ata, sot në aeroportin “Aleksandi i Madh”, u pritën nga Shtatmadhoria e ARM-së dhe ministri i Mbrojtjes.
 
Ushtarët nga Maqedonia kanë bërë sigurimin e hyrjes kryesore  në bazën ushtarake “ISAF”në Kabullë, si dhe kanë marrë pjesë në organizimin e zgjedhjeve presidenciale në Afganistan. 
 
“Tani i pritëm ushtarët tanë që u kthyen nga misioni i Afganistanit. Këta në mënyrë të denjë e kanë përfaqësuar Maqedoninë. Gjatë vizitës time në Uashington, kongresmenët amerikanë mu drejtuan më fjalët më miradije për ushtarët e kontingjentit të Maqedonisë, të cilët i kryen obligimet me përgjegjësinë më të madhe”- deklaroi ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski.
 
Udhëheqësi i kontingjentit, komandant Blazhe Nikollovski, theksoi se misioni i këtij kontingjenti të ARM-së është shpërblyer me dy mirënjohje të nivelit të lartë ushtarak nga SHBA-të.  
 
“Kontingjenti nga Maqedonia, për gjashtë muaj ka ruajtur sigurinë e komandës kryesore të forcave “ISAF” në Afganistan, më saktësisht në kryeqytetin Kabull, pastaj përkujdesjen ndaj Forcave brenda bazës, patrullimin e zonave që kanë qenë nën mbikëqyrjen tonë në qytetin Kabull etj. Ne, qëlluam atje mes dy raundeve të zgjedhjeve presidenciale, ku talibanët shfrytëzuan shansin për të treguar se Qeveria e Afganistanit nuk qeveris me territorin, mund të them se ishte e rëndë”- theksoi komandanti, Bllazhe Nikollovski.
 
ARM edhe pse nuk është pjesë e plotfuqishme e NATO-s, gati 11 vite me radhë merr pjesë në misionet paqësore të Aleancës Veri-atlantike.  
 
AFRIM TANALLARI