Firmoset marrëveshja për “ Rrotën Panoramike”

04.08.2014 13:55

Ndërtimi pritet të zgjatë pesë vite, dhe do të përfshijë edhe elemente tjera si kafIteri, restorant dhe dyqan për suvenire që do të vendosen mbi në urën e re......

Është firmosur marrëveshja për ndërtimin e objektit “Rrota panoramike” që duhet të ngritët në një urë të re në lumin Vardar, mes Urës së Gurit dhe Urës “Goce Dellçev”.  Ndërmarrja e qarkullimit publik zyrtarisht ka firmosur marrëveshje me firmën “Beton – Shkup” sipas së cilës objekti duhet të ndërtohet dhe të vendoset për shumën e 18,3 milion eurove.

Ndërtimi pritet të zgjatë pesë vite, dhe do të përfshijë edhe elemente tjera si kafIteri, restorant dhe dyqan për suvenire që do të vendosen mbi në urën e re.

Edhe pse ishte paralajmëruar se objekti do të ndërtohet me donacione nga firma private, megjithatë në fund udhëheqësia e ndërmarrjes ka ndryshuar planin. Sipas deklaratave të fundit , për ndërtimin e  “Rrotës panoramike” do të shpenzohen para buxhetore  dhe Qeveria do të ndajë mjete për këtë qëllim.

Ky objekt do të jetë i gjatë 73 metra, e matur nga bregu i lumit, dhe do të ketë diametër prej 57 metrave.  Në të do të ketë  30 kabina në formë të gondolave, me mesatarisht 8 vende për të rritur dhe dy për fëmijë. Gondola do të mund të mbajë peshë prej 750 kilogramëve. Kapaciteti maksimal i njerëzve në rrotën panoramike do të jetë 300 njerëz, respektivisht 240 të rritur dhe 60 fëmijë.